Një imazh i përsosur i identitetit të peizazhit të zonës është Brezi I Shkurreve Mesdhetare, siç ndeshetnë panoramën përgjatë gjithë brigjeve detare rreth pellgut të Mesdheut. Lëvizja e këmbësorëve nga nivelet e sipërme deri në plazh është projektuar nëpërmjet korridoreve të gjelbërta. Këto nuk janë krijuar veç për aksesin e këmbësorëve, por edhe për zonat pasive të peizazhit duke krijuar boshllëqe midis banesave. Këto korridore kanë shumë potenciale të ndryshme në terma ekologjik dhe dizenjimi të peizazhit.
Green Coast implementon teknologjinë më të fundit të ndërtimit dhe përdor materiale që i japin përparësi qëndrueshmërisë mjedisore.
Planifikimi arkitektonik respekton peizazhin natyror dhe përfshin tarraca të gjelbra, duke treguar një angazhim në ruajtjen e shtresave ekologjike. Strukturat e ndërtuara mirë janë krijuar për të lehtësuar lëvizjen e rrymave të ajrit duke mundësuar ajrim natyral, duke promovuar një mjedis jetese të rehatshëm. Stili arkitektonik shkrihet natyrshëm me mjedisin përreth, duke ofruar pamje piktoreske të detit nga çdo vilë.
Green Coast ofron një përzierje harmonike të përsosmërisë arkitekturore, ndërgjegjes ekologjike dhe jetesës anës detit që të merr frymën.