
TOKË QË FRYMËZON
Mesdheu ka ngjallur gjithmonë interes dhe pasion, cilësi që përcaktojnë një ide, një mënyrë, një botë.
Pozicioni gjeografik, klima mesdhetare dhe peizazhi që ndryshon vazhdimisht në çdo stinë, u dhuron vizitorëve mundësinë për të shijuar çdo ditë të vitit në maksimumin e tyre.
Plazhet me rërë dhe guralecë, si dhe larmia e maleve të larta të mbuluara me gjelbërim, janë ftesa më e mirë se ardhjes së Shqipërisë dhe një udhërrëfyes drejt lartësive. Kushdo që e viziton këtë vend mund të shohë dhe përjetojë historinë, të kaluarën, kulturat dhe traditat të gjitha në të njëjtën kohë.
Eksploroni vendin tonë të mrekullueshëm, i cili shtrihet mes dy deteve, Adriatik dhe Jon. Shqipëria është një destinacion ku klima mesdhetare përqafon shpirtin tuaj përgjatë gjithë vitit. Përgatituni të mahniteni vazhdimisht nga ky vend atraktiv në çdo dimension.
Me anëtarësimin në zonën Shengen dhe statusin potencial si vend i BE-së, Shqipëria paraqet mundësi të pafundme për udhëtime, eksplorime dhe investim. Me një pozicion unik, një perlë e zhytur në zemër të Mesdheut, kombi ynë ofron një përvojë të jashtëzakonshme dhe garanton një ndjenjë të menjëhershme përkatësie.
Ju ftojmë të bashkoheni me ne për të zbuluar bukuritë e pamata, kulturën që gjallon në çdo gur të kësaj toke dhe mikpritjen e vërtetë, të cilat janë simbol i këtij vendi të vogël, por të jashtëzakonshëm në çdo dimension. Ne jemi të lumtur t’ju tregojmë vlerat që na dallojnë dhe e bëjnë Shqipërinë, një destinacion vërtet të jashtëzakonshëm.
Gastronomia: Kuzhina mesdhetare e njohur gjerësisht
Iso Polifonia: një kryevepër e Trashëgimisë Kulturore dhe Jomateriale të Njerëzimit, mbrojtur nga UNESCO
Historia : Vijmë nga ilirët
Peizazhi: Tokë e ulët bregdetare dhe malore
NJË VEND I PAEKSPLORUAR
Shqipëria ka një trashëgimi unike kulturore dhe historike; është lëvduar për gastronominë me shije unike dhe është po aq e njohur për pasurinë e peizazhit natyror dhe bregdetit të paprekur. Vendi po zhvillohet, por ende mbetet një perlë e paeksploruar me mundësi të pafundme. Me integrimin në Bashkimin Evropian, Shqipëria është vendi ideal për të ndërtuar të ardhmen që keni imagjinuar gjithmonë.
NJË KLIMË DHE PEIZAZH I PASHEMBULLT
Shqipëria përfiton nga një klimë e mrekullueshme mesdhetare, me ajrin e freskët të detit dhe më shumë se 300 ditë me diell në vit. Dimrat përgjatë brigjeve të Jonit dhe Adriatikut janë të butë, ndërsa verat ndihen si një parajsë surreale. Kjo klimë idilike krijon skenën e përsosur për të eksploruar plazhet e paeksploruara të vendit dhe mrekullitë e pamata natyrore, duke ju ftuar të bëheni pjesë e tyre përgjatë gjithë vitit.






I shpallur qytet muze në vitin 1961 dhe një nga vendet në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s në vitin 2008, Berati dhe monumentet e tij të shumta janë një dëshmi e gjallë e trashëgimisë unike artistike, kulturore dhe historike të Shqipërisë.
Parku Kombëtar i Butrintit është një nga vendet më të rëndësishme të trashëgimisë arkeologjike, mjedisore, turistike dhe kulturore të Shqipërisë. Qyteti antik i Butrintit, përbën një kombinim shumë të rrallë të arkeologjisë dhe natyrës. Ky site është një mikrokozmos unik i historisë mesdhetare, që daton deri me mijëra vite para lindjes së Krishit.
Parku Kombëtar i Butrintit i shpallur “Monument nën Mbrojtje” nga shteti shqiptar është në listën e pasurive të Trashëgimisë Botërore Të UNESCO-s në vitin 1992.
QYTETI MUZE I GJIROKASTRËS
E kthyer në një atraksion turistik nga shteti shqiptar në vitin 1961 si dhe sit i trashëgimisë botërore në vitin 2005, Gjirokastra është e vendosur në një kodër aq të pjerrët, sa siç thotë Kadare “ ky ishte i vetmi vend në botë ku njeriu, po të rrëzohej në anë të rru¬gës, në vend që të binte në hendek, mund të binte mbi çatinë e ndonjë shtëpie të lartë”. Me pamje të pabesueshme të luginës së Drinës, qyteti antik dhe rrugët e tij të ngushta janë dëshmi e mbetur e jetës gjatë shekujve XIV-XIX.
E futur së fundmi në mbrojtje nga UNESCO, Xhubleta është një veshje e punuar tërësisht me dorë, e cila vishej nga gratë dhe vajzat malësore në Shqipërinë e Veriut, e karakterizuar nga forma e saj e valëzuar e ziles. Kryesisht e zeza me motive të qëndisura shumëngjyrëshe, procesi i përpunimit përfshin përgatitjen e shajakut, prerjen, qepjen dhe qëndisjen e figurave simbolike. Xhubleta dikur përdorej në jetën e përditshme që nga mosha e pubertetit, duke treguar statusin social dhe ekonomik të mbajtësit.
ISO POLIFONIA
Që nga viti 2005 “Isopolifonia popullore shqiptare” iu shtua listës së “Kryeveprave të trashëgimisë jomateriale të njerëzimit” të mbrojtura nga UNESCO, si një trashëgimi e rëndësishme që i përket jo vetëm Shqipërisë, por gjithë botës.
Përgjatë bregdetit të jugut, Palasa është pika e parë e kontaktit me Mesdheun ku mund të përjetoni çdo dimension të natyrës dhe jetës…
Palasa ofron një pamje të re dhe unike të pikave turistike, me një vendndodhje ideale ku mund të filloni një udhëtim duke zbuluar një vijë bregdetare 450 km të gjatë dhe mbi 120 plazhe përgjatë saj.
E gjendur pranë një prej monumenteve më të veçanta të rivierës, Delta e Palasë njihet edhe si vendi ku deti dhe malet takohen për të formuar pamjen më të pabesueshme të gjithë bregdetit në këtë rajon.
Green Coast – plazhi i parë me Blue Flag në vend, i njohur për sportet ujore dhe kërcimet me parashutë falë terrenit të favorshëm për çdo “aventurier”.
Sipas legjendave lokale, Palasa ka një histori që shtrihet me mijëra vjet para Krishtit. Thuhet se në vitin 48 p.e.s., Jul Çezari, ndërsa ishte në ndjekje të Pompeut, ankoroi anijen e tij dhe lejoi legjionin e tij të pushonte në Palasa. Kjo ngjarje, e cila ka ardhur e rrëfyer deri në ditët tona ka bërë që vendi aty të quahet “Plazhi i Çezarit”, një emër qëndron ende aty, pavarësisht shekujve që kanë kaluar.